Elbasan, tentojë të vjedhin një makinë, arrestohen në flagrancë 2 persona
Policia ka arrestuar dy persona që kanë tentuar të vjedhin një makinë në Elbasan.
Enea Panxhi (Verushi), 25 vjeç dhe Jurgen Verushi, 36 vjeç, të dy banues në Elbasan, u arrestuan në flagrancë në lagjen "Luigj Gurakuqi".
Uniformat blu janë njoftuar nga një telefonatë.
"Enea Panxhi (Verushi) dhe Jurgen Verushi, 36 vjeç , banues në Elbasan kanë tentuar të vjedhin mjetin tip "Nisan Terrano", me targa AA236IZ, në pronësi të shtetasit H.S.,21 vjeç banues në fshatin "Polis Qendër", Librazhd,"-raporton policia.
Gjatë shoqërimit në Komisariat ata kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Vjedhja në bashkëpunim e mbetur në tentativë", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga nenet 134,22, 25 dhe 236 të Kodit Penal
/Foto arkive