Elbasan, qytetarët në protestë, kërkojnë largimin e Edi Ramës

Elbasan, qytetarët në protestë, kërkojnë largimin e Edi

Partia Demokratike zhvilloi një tubim protestë në qytetin e Elbasanit, ku qindra qytetarë u bashkuan për të kërkuar largimin e qeverisë Rama. Protestat në rrethe i paraprijnë, tubimit masiv me 16 shkurt në Tiranë.

Qindra qytetarë të Elbasanit, i janë përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike, duke u mbledhur në një protestë ku kanë kërkuar largimin e Edi Ramës. Protestuesit  marshuan përmes parkut dhe bulevardit kryesor të qytetit duke i bërë thirrje qytetarëve të Elbasanit të bashkohen në protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë.

Boçi: Protestë, e cila dërgon zërin e saj në 16 shkurt, ku një pjesë e madhe e qytetarëve të Elbasanit do bashkohen protestuesve të tjerë me synimin për të shkulur Edi Ramën.

Rikthimi i shpresës për të jetuar në Shqipëri, mundësi punësimi, uljen e çmimeve të naftës, dritave, ushqimeve, ndaljen e betonizimit, ishin kërkesa kryesore të protestuesve.

Në përfundim të protestës, qytetarët e Elbasanit bënë thirrje për bashkim për të ndalur atë që e quajtën  rrënimin e qytetit nga krimi i organizuar. 

EMISIONET