Elbasan, plagoset me armë zjarri pronari i një servisi

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në Elbasan. Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete  nga persona ende të paidentifikuar shtetasi Raif Çaushllari rreth 23 vjeç, pronar i një motoservisi.

I plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja. Policia ka shoqeruar 15 persona deshmitare ne vendngjarje ndersa jane sekuestruar dhe kamerat e sigurise se bizneseve perreth.

"Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes", tha policia.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar  ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.

EMISIONET