Elbasan, makina e parkuar përfshihet nga flakët

Elbasan, makina e parkuar përfshihet nga flakët

Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët në Elbasan. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa makina ishte e parkuar.

"Në orët e para të mëngjesit në  Elbasan, një mjet në pronësi të shtetasit E.Zh.,  i cili ishte i parkuar para banesës,  është përfshirë nga  zjarri dhe për pasojë  mjeti  është djegur pjesërisht", sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

EMISIONET