Në Elbasan lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa toka bujqësore.

Shkak për daljen nga shtrati është bërë mungesa e argjinaturës. Gazetarja e Ora News Blenida Ruçaj thotë se problem është edhe Përroi i Zaranikës.

Ndërkohë policia bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit me makinë, kryesisht në zonën e Murashit, ku ka rrëshqitje të dherave.

Gjithashtu kujdes drejtuesit e mjeteve duhet të kenë edhe në rrugën Elbasan-Tiranë, aty ku situata ka qenë problematike prej disa kohësh për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve.

Ndërkohë drejtori i OSHEE për qarkun Elbasan shprehet se janë 790 abonente pa energji elektrike për shkak të reshjeve të shiut. 

/Ora News.tv/