Suel Çela mes 32 të kërkuarve në Elbasan, përplasi policinë me Audin e blinduar

Policia e Elbasanit ka publikuar foton e 32 personave më të kërkuar nga drejtoria e këtij qarku.

Në listë janë renditur persona që kanë marrë dënime nga burgim të përjetshëm për akuza të rënda deri tek ata që janë dënuar me 7 vite burg për krime më të lehta. 

Një prej emrave, foto e të cilit publikohet për herë të parë, është edhe Suel Çela, person i shpallur në kërkim për ngjarjen e 18 shtatorit  të 2017, ku një automjet i blinduar goditi makinën e nëndrejtorit të policisë, Gjergji Oshafi në hyrje të tregut ushqimor në Elbasan.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Suel Çela akuzohet për veprën penale 'Vrasje të punonjësve të policisë mbetur në tentativë'.

Policia fton qytetarët që kanë informacion të ndihmojnë në lokalizimin e këtij shtetasi dhe personave të tjerë në listën e të kërkuarve.

Për ngjarjen që Suel Çela ishte protagonist  policia ka arrestuar deri tani Enea Bekteshin, Valmir Dedjan, Klemend  Xhaferri dhe Ledio Zabelin.

Incidenti u bë shkak për një valë shkarkimesh që drejtori i Përgjithshëm i Policisë i asaj kohe, Haki Çako ndërmori në komisariat dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit. 

Në krye të policisë së qytetit u komandua Altin Qato që më parë mbante funksionin e Drejtorit të Rendit dhe Sigurisë publike në Policinë e Shtetit.

 





EMISIONET