Një i moshuar është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. I moshuari ka rënë përtokë ndërkohë që qytetarët që janë gjendur përreth i kanë ardhur mënjëherë në ndihmë.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe autoambulanca që ka bërë shoqërimin e tij në spital. Nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

/Ora News.tv/