Elbasan, furgoni përplas 14-vjeçaren ndërsa shkonte në shkollë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2018, 09:07
Një vajzë mbeti e aksidentuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor rrugor Elbasan-Peqin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas, ku 36 vjeçari me iniciale E.E duke drejtuar një mjet furgon përplasi 14 vjeçaren E.T, që sipas raportimeve paraprake po shkonte në shkollë.
E aksidentuara eshte derguar per ndihme mjekesore ne spitalin Kirurgjik dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve.
Drejtuesi i mjetit eshte shoqeruar ne Komisariatin e Policise Elbasan per veprime te metejshme.
Grupi hetimor po punon per percaktimin e shkaqeve te aksidentit.