Elbasan, një i vdekur dhe një i plagosur në fabrikën e çimentos

Elbasan, një i vdekur dhe një i plagosur në fabrikën e

Një punëtor i fabrikës së çimentos ka humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjëndje të rëndë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 mesditen e sotme, kur dy punëtore kanë qenë duke pritur masivin e çimetos dhe papritur është shkëputur rreth 200 ton masiv në forme koni, duke i zënë poshtë.

Viktima Musa Skura, 56 vjeç, mbeti i bllokuar për rreth 1 orë dhe u kërkua ndërhyrja e zjarrfikësve. 

Ndërsa në gjëndje të rëndë  Tomorr Mjekërzaku, 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan, u dërgua në spitalin e qytetit.

 Disa persona janë shoqëruar në polici për të zbardhur shkaqet e aksidentit në punë dhe po verifikohet siguria teknike brenda fabrikës.

Informacion paraprak i policise

"Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi  M.S., 56 vjeç,banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë,  si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" 

(Foto: Fabrika ku ka ndodhur ngjarja)


EMISIONET