Çifti i të moshuarve në Elbasan vdes nga asfiksia, burri i vuri zjarrin shtëpisë

Çifti i të moshuarve në Elbasan vdes nga asfiksia, burri i vuri

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit sotëm në fshatin Gjegjan të Elbasanit, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të pajetë në banesën e tyre dy katëshe.

Viktimat janë Vasil Lici 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja Sabrie Lici, 61 vjeçe. Policia thotë se çifti është gjetur i pajetë nga nipi i tyre pak pas mesnatës.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë  të  rrethanave të ngjarjes,  ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Vasil Lici ka hapur bombolën e gazit dhe më pas i ka vendosur flakën.

Si pasojë  kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë  ndëruar jetë bashkëshortët.

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.





EMISIONET