Një e moshuar shpëtoi fatmirësisht kur forcat zjarrfikëse i erdhën në ndihmë në banesën e saj e cila ishte përfshirë nga flakët.

Shkak ka qenë soba e ngrohjes me bombol gazi.

E moshuara ka kërkuar ndihmë nga ballkoni pasi dera e jashtme nuk hapej. Zjarrfikësit ndërhynë për të hapur me forcë derën dhe të nxirrnin të moshuarën jashtë. Më pas ata ndihmuan për të shuar flakët.
               

/Ora News.tv/