Elbasan, arrestohet i dënuari me 1 vit e 4 muaj burg

Elbasan, arrestohet i dënuari me 1 vit e 4 muaj burg

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 28 vjeçar të dënuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj përsonave që ushtrojnë funksione publike”.

I arrestuari është Gledis Sinameta, banues në fshatin Pekisht, Peqin.

"Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan,më datë 21.10.2015, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj përsonave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal" thotë policia.

Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

EMISIONET