EL/ Sfidë "zjarri" në "Velodrom", Lazio e Berishës kërkon biletën në Austri

EL/ Sfidë "zjarri" në "Velodrom", Lazio e

Pas sfidave të "zjarrit" në Champions League, mbrëmjen e sotme rezervohen 4 ndeshje spektakolare në UEFA Europa League.

Kryesfida e kësaj ndeshje është padyshim sfida mes francezëve të Marseille dhe gjermanëve të Leipzig, që duke parë dhe rezultatin e takimit të parë premton shumë spektakël. Një 90 minutësh që shikon si favorit suprizën Leipzig, që vjen pas asaj fitoreje 1 me 0 të një jave më parë.

Në krahun tjetër, francezët nuk vijnë me moralin e lartë, ku nuk kanë regjistruar fitore në dy takimet e fundit.

Sfidë interesante pritet të zhvillohet në Lisbonë, aty ku vendasit e Sporting do të presin pretendentët kryesorë Atletikon e Madridit. Spanjollët po bëjnë mirë  dhe në kampionat, ku vijnë pas barazimit pa gola në derbin e qytetit me Realin e Madridit.

Duel interesant dhe në Austri, me Lazio-n që kërkon biletën e gjysmëfinales përballë RB Salzburg. Të kaltërit kanë dhe rezultatin në krahun e tyre duke parë se takimi i parë u mbyll me rezultatin 4-2 në favor të tyre.

Sfidë jo pa interes luhet dhe në Moskë, me Arsenal që viziton CSKA Moskë. "Topçijtë" fituan 4-1 në takimin e parë, dhe ky 90 minutësh do të jetë një llojë konfirmimi për londinezët në gjysmëfinalen e kompeticionit.

Të gjitha takimet janë programuar për t'u luajtur në orën 21:05.

EMISIONET