Avokati që përfaqëson kriminelin meksikan, Joaquín "El Chapo" Guzmán, tha se klienti i tij ishte 'dash për kurban'.

Gjatë gjyqit të trafikantit të drogës në New York, avokati tha se kreu i vërtetë i kartelës Sinaloa ishte Ismael "El Mayo" Zambada, që jeton hapur në Meksikë dhe ka korruptuar politikanët më të lartë të vendit.

"Ai është fajësua duke u konsideruar si lider i kartelit të drogës por udhëheqësit e vërtetë jetojnë lirshëm dhe pa frikë në Meksikë,"-tha Jeffrey Lichtman. "Në të vërtetë ai nuk kontrollonte asgjë. Gjithçka e bënte Mayo Zambada."

Lichtman u shpreh se Zambada nuk është arrestuar për shkak se i ka dhënë ryshfet të gjithëve, duke përfshirë personalitete të larta si presidentin aktual të Meksikës dhe ish-presidentin.

Presidenti Enrique Peña Nieto dhe paraardhësi i tij Felipe Calderón lëshuan deklarata duke mohuar akuzat dhe i quajtën absolutisht të rreme dhe të pamatura.

Guzmán përballet me 17 akuza dhe mund të burgoset për jetë nëse shpallet fajtor.

Ai u arrestua në janar 2016, pasi u arratis nga burgu përmes një tuneli pesë muaj më parë.

Prokurorët thonë se karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Bashkëpunëtorët kryesorë, duke përfshirë një oficer, pritet të dëshmojnë kundër Guzmán.

Gjyqi, që nisi të martën mes sigurisë së lartë, pritet të zgjasë rreth katër muaj.

/Ora News.tv/