Pritet vetëm zyrtarizimi, por e ardhmja e Daniele De Rossit duket të jetë larg futbollit. Mesfushorit i përfundoi kontrata me Romën këtë verë dhe në mes ofertave mendohet se ka vendosur diçka tjetër.

Sipas "Sky Sport", 35 vjeçari do të tërhiqet nga futbolli i luajtur, duke u treguar një futbollist mjaft korrekt. Edhe pse kishte oferta nga MLS, Boca Juniors apo dhe Fiorentina e Kina, De Rossi ka vendosur të "var këpucët në gozhdë".

Një lëvizje e çuditshme por  e pritshme nga ana e kampionit të Botës, që nuk preferon të vesh fanellë tjetër përpos asaj të Romës, veprim që e bëri për 18 vite radhazi.  

/Ora News.tv/