"A ekziston mundësia që ish-i dashuri të publikojë videon tonë seksuale?"

"A ekziston mundësia që ish-i dashuri të publikojë

Kim Kardashian është rasti i përsosur që vërteton se një video seksuale të ndryshon jetën. Por jo të gjitha vajzat e duan famën. Një vajzë, e cila bëri një video intime me të dashurin para shumë vitesh, është e shqetësuar se mund të publikohet dhe ti shkatërrojë karrierën.

Ajo kërkon këshillën e ekspertes E.Jean nëse duhet ta telefonojë për ti kërkuar që të mos e bëjë publike.

Letra: Në vitin 2008, unë bëra një video seksuale me të dashurin tim. Lidhja mori fund në mënyrën më të keqe. Ne nuk kemi folur që atëherë. Tani kam më shumë përgjegjësi mbi supe pasi jam mësuese në shkollë fillore. Po shqetësohem nëse ish-i dashuri im do ta publikojë videon online, nëse ende nuk e ka publikuar. Kam frikë se pas kësaj karriera ime do të përfundojë! A duhet ta telefonoj dhe ti them që të mos e publikojë kurrë?

E.Jean: Nëse ish-i dashuri yt e ka publikuar, asnjë person në shkollë nuk do ta zbulojë. Emri yt, faleminderit që e kishe dërguar është shumë i pastër. Kam kërkuar gjithë natën në Google dhe është aq i pastër sa shpirti i Nënë Terezës.

Tani ti do ti përgjigjesh këtij pyetësori me veten tënde me përgjigje të thjeshta "Po" ose "Jo". Në këtë mënyrë do të parashikosh nëse ai do e publikojë videon tënde ose jo.

1. A ka ai një karrierë ose është në kërkim të një pune?

2. A ka të dashur?

3. A është organi i tij gjenital më i shkurtër se 17 cm?

Cdo përgjigjeje pozitive jepi 5 pikë, ndërsa atyre negative 0 pikë. Nëse totali është 10 ose më shumë, probabiliteti është shumë i lartë që ai nuk do e postojë. Mbi të gjitha do i shkatërronte karrierën. Dhe asnjë e dashur nuk do donte të shihte partnerin me një tjetër, kështu që videoja e vret atë po aq sa ty. Për këtë arsye nuk ja vlen ta telefonosh.

Nëse rezultati është 5 pikë ose më pak, konsideroje ta takosh për të pirë koktejl. Pas ndonjë pijeje, hap biseda me kujtime të bukura, shijo një të qeshur për videon seksuale dhe kërkoji që të ta japë ty. Por këshilla ime më e mirë është që ta harrosh. Po e kujtove rreth kësaj historie mund të ndezësh disa kujtime të vjetra, të cilat nuk janë gjithmonë ide e mirë.

E vetmja arsye që do ta publikojë do të jetë vetëm nëse është i fiksuar për famë.

EMISIONET