Ekzekutohet dado, i vuri flakën nënës dhe tre fëmijëve të saj

Një dado kineze është ekzekutuar pasi i vuri flakën një nënë dhe tre fëmijët e saj në qytetin lindor të Hangzhou.

Mo Huanjing u dënua me vdekje për zjarrvënie të qëllimshme në shkurt.

Sipas dëshmisë 35-vjeçarja kishte borxhe të mëdha për shkak të lojrave të fatiti dhe kishte shpresuar se duke shpëtuar familjen nga flakët do ti bindte që ti jepnin më shumë para.

Por në vend të kësaj zjarri u përhap në apartament e katit të 18-të dhe rezultoi fatal për jetën e Zhu Xiaozhen dhe fëmijëve të saj, të moshës 6, 9 dhe 11 vjeç.

Lin Shengbin, bashkëshorti Xiaozhen dhe babai i fëmijëve, ishte larguar për punë biznesi në kohën kur ndodhi krimi në qershor 2017.

Huanjing, e cila përdori një çamak për ti vënë flakën apartamentit, u largua nga vendngjarja.

Lajmi i ekzekutimit u njofuta në Weibo, ekuivalenti i Twitter në Kinë, nga Lin që u tha 2.6 milion ndjekësve të tij: "Djalli Mo Huanjing është ekzekutuar më në fund. Kur dëgjova lajmin, lotët e mi nuk ndaleshin. Telefonova prindërit e mi, nëna ime e dëgjoi dhe qau dhe tha se të gjithë kanë pritur shumë kohë për këtë ditë".

Lin theksoi se drejtësia ishte vënë më në fund në vend por rruga e tij për të ecur përpara ishte shumë e vështirë, duke publikuar edhe një foto të varreve të fëmijëve dhe gruas së tij.

Mbi 108.000 përdorues të Weibo komentuan në postin e tij, shumë prej të cilëve thanë se kishin qarë shumë dhe i uruan paqe dhe shëndet.

Rasti ka mbuluar titujt e mediave në Kinë, pjesërisht për shkak të pretendimeve se zjarrfikësit kishin qenë të ngadaltë në përgjigje.

Zjarrfikësit e mohuan këtë, duke fajësuar presionin e ulët të ujit dhe sigurinë e dobët të zjarrit në ndërtesë.

Kina besohet se ekzekuton më shumë njerëz se çdo vend tjetër në vit, por është shumë sekret për numrin.

EMISIONET