Lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës hyri në një fazë të re pasi vajza e themeluesit të telekomit gjigant kinez Huawei,  është arrestuar në Kanada dhe përballet me ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.

Meng Wanzhou, zyrtarja kryesore financiare e Huawei dhe zëvendëskryetare, u arrestua në Vankuver më 1 dhjetor.

Detajet e arrestimit nuk janë dhënë, por SHBA ka hetuar Huawei për shkelje të mundshme të sanksioneve kundër Iranit.

Ambasada e Kinës në Kanada protestoi për arrestimin dhe kërkoi lirimin e saj.

Huawei tha se kishte pak informacion rreth akuzave dhe nuk ishte "e vetëdijshme për ndonjë keqbërje nga ana e znj. Meng".

Arrestimi vjen në një kohë delikate për marrëdhëniet SHBA-Kinë. Kombet janë të angazhuar në një luftë tregtare që ka parë të dyja vendet të taksojnë miliarda dollarë për mallrat e njëri-tjetrit.

Arrestimi nuk do të ndihmojë armëpushimin tarifor 90-ditor për të cilin dy kombet ranë dakord, pasi Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping u takuan në G20.

Panik ne bursa

Lajmi i arrestimit shkaktoi panik në mbarë bursat aziatike. Indeksi japonez Nikkei ra me 1.9 për qind, ndërsa ai KOSPI i Koresë së Jugut me 1.55 për qind.

 Autoritetet amerikane po hetojnë që prej vitit 2016 korporatën Huawei e cila dyshohet se i ka shitur produkte amerikane Iranit në kundërshtim me sanksionet e vendosura nga Uashingtoni.

/Ora News.tv/