Një burrë u pastrehë u ekzekutua me disa plumba në një ekzekutim të tip "gjak-ftohtë", ndërsa momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë, katër pasi një tjetër person i pastrehë në gjumë të rëndë u qëllua për vdekje.

James Edgar Lewis është qëlluar disa herë në kokë - vetëm disa ditë pasi Brian Clegg u qëllua dhe u vra ndërsa flinte para një biznesi.

Z. Lewis ishte duke fjetur nën një autostradë të Las Vegas të SHBA-ve,  të premten, kur një automjet tip SUV me ngjyrë të errët kalonte rreth orës 4 të mëngjesit.

Dy sekonda më vonë, një njeri i veshur me rroba të errëta, del nga makina dhe qëllon të pastrehun duke u larguar qetësisht më pas.

Duket se zoti Lewis nuk u zgjua dhe u qëllua pa e kuptuar.

/Ora News.tv/