Ekuilibër në Fiore-Milan, asnjë fitues në Firenze, Çalhanoglu i përgjigjet Siemones

Ekuilibër në Fiore-Milan, asnjë fitues në Firenze,

"Paqe" me gola në takimin mes Fiorentinës dhe Milanit. Dueli i Firenzes megjithëse për hapësirën më të madhe kohore pa ekipin toskan më kërkues u mbyll në balancë të plotë me rezultatin 1-1. Golit fillestar të Simeones iu përgjigj Çalhanoglu.

Skuadra "Vjollcë" dispononte telekomandën e lojës dhe për rrjedhojë pati një mundësi të mirë me "Cholito" Simeonen, por Donnaruma në dalje e sipër i bllokoi rrezen numrit 9. Portieri 18 vjeçar i kuqezinjve u tregua i mrekullueshëm në mbyllje të segmentit duke devijuar aq sa duhet goditjen me kokë të Dias e cila pas prekjes së gardianit napoletan përfundoi në traversë. Në fillimin e pjesës së dytë portieri i Milanit u vendos edhe një herë në provë teksa grushtoi tentativën e Badelj. I pari që kërcënoi Fiorentinën ishte Suso, gjuajtja e spanjollit gjeti të gatshëm Sportiellon.

Megjithatë skuadra e Piolit ishte më kërkuese dhe goli i epërsisë erdhi me meritë të plotë falë saktësisë së Giovanni Siemones. Një harkim i Biraghit gjeti të keq pozicionuar Bonucci dhe  argjentinasi me kokë mposhti të pafajshmin Donnaruma. Reagimi i kuqezinjve ishte e rrufeshme, 3 minuta më vonë Milani riktheu ekuilibrat me Hakan Çalhanoglun.

Një goditje e Susos u devijua nga Sportiello, topi përfundoi tek ish lojtari i Leverkusenit i cili me të djathtën e përcolli në rrjetë. Ekipi i Gattusos rigjeti golin në kampionat pas më shumë se 4 ndeshjesh. Takimi më tej vijoi më i baraspeshuar me nga një rast për skuadër, Thereua u ndal nga Donnaruma, në anën tjetër Sportiello bllokoi tentativën e Andre Silvës. Gjithçka u mbyll në barazim, me Milanin që rigjen një pikë pas dy disfatave rradhazi në kampionat.

EMISIONET