Në dy vitet e fundit në Ekuador janë bërë tre vrasje dhe një plagosje, që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës. Mes viktimave njëri është shtetas shqiptar, Ilir Hidri i cili u vra në 31 maj 2016 në periferi të Guayaquil.

Rasti i dytë është kur në nëntor të 2017 Remzi Azemi nga Kosova u plagos ndërsa ai po ngiste një makinë të blindur.

Rasti i fundit ishte vrasja e pak ditëve më parë të malazezit dhe bashkëshortes së tij ekuadoriane.

64-vjeçari nga Mali i Zi dhe bashkëshortja e tij  ekuadoriane u ekzekutuan me armë zjarri. Mediat vendase thonë se çifti u gjetë i vrarë në një zonë të banuar pranë qytetit Guayaquil të Ekuadorit.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, ndërsa lajmë është publikuar në mediat ekuadorianë në datën 16 mars.

Viktimat janë identifikuar si Fadil Kaçaniç 64 vjeç dhe Elsa Gallegos 63 vjeçe. Malazezi ishte qëlluar me tre plumba, ndërsa bashkëshortja e tij ishte vrarë me sende të forta.

Hetuesit thanë se bëhet fjalë për gjashtë persona, të cilët hynë në shtëpinë e tyre të veshur si policë. Pasi i vranë, ata u kishin marrë edhe një shumë të madhe parash.

Mediat shkruajnë se Kaçaniç ishte duke vuajtur dënimin me 10 vite burg për trafik droge, por në momentin e ekzekutimit ishte në regjim para lirimit. Ai ishte arrestuar në 7 korrik të vitit 2009 dhe ishte i përfshirë në trafikun e substancave të ndaluara që prej vitit 1991.

Burimi i lajmit eshte "El telegrafo" me dy artikuj: 

https://www.eltelegrafo.com.ec/noticias/judicial/12/doble-crimen-en-casas-viejas-esta-relacionado-con-el-narcotrafico

https://www.eltelegrafo.com.ec/noticias/judicial/12/un-blindado-baleado-en-2017-estuvo-parqueado-donde-raptaron-a-pareja

/Ora News.tv/