Ekstradohet nga Greqia pas 22 vitesh, dibrani vrau një person në 1997

Ekstradohet nga Greqia pas 22 vitesh, dibrani vrau një person në 1997

Një 43-vjeçar është ekstraduar nga Greqia në vendin tonë, pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur në 1997.

Sipas policisë Mentor Hasani, 43 vjeç, banues në Dibër ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 17 datë 31.03.1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje të armëve luftarake" parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 

Me datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, shtetasi Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

EMISIONET