Konsullta e Afrikës së Jugut në vendin tonë, ka përkujtuar nëpërmjet një ekspozite me piktura dhe fotografi 100 vjetorin e lindjes së ish-presidentit të kthyer në simbol i lirisë, Nelson Mandela.

Në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së ish-presidentit, Nelson Mandela, i personifikuar si luftëtar i lirisë, Konsullata e Afrikës së Jugut në vendin tonë  hapi një ekspozitë me fotografi,  të cilat tregojnë jetën dhe veprimtarinë e tij poltike në luftë kundër racizmit.  

Në ekspozitë u paraqiten dhe piktura, të piktorit Sefedin Stafa, i cili prej vitesh hedh në telajo   portrete të ndryshme të liderit që ndryshoi historinë e botës në luftë kundër racizmit.

Konsulli i Nderit, Zenel  Hoxha, vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve ndërsa foli për rritje të  shkëmbimeve  ekonomike.

Zenel Hoxha: Bota sot po bëhet gjithnjë e më e vogël në kontekstin e bashkëpunimit dhe ky është sipari i nisjes së marrëdhënieve edhe në fushat e tjera ndërmjet Afrikës së Jugut dhe Shqipërisë. Afrika e Jugut është një nga vendet më të mëdha në skenën botërore në shumë aspekte, edhe atë ekonomik.

Hapja e ekspozitës përkon dhe me ditën kur Ambasadori i Afrikës së Jugut, rezident në Romë i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Ilir Meta.   

/Ora News.tv/