Ekspozita për Skënderbeun me vepra e antikuarë të rrallë

Ekspozita për Skënderbeun me vepra e antikuarë të

Për tre ditë, artefakte, portrete dhe libra të historisë së Skëndërbeut janë ekspozuar për vizitorët në Pallatin e  Kongreseve.

Një ekspozitë madhështore e cila nis me imazhin e vulës së akteve shtetërore të Heroit Kombëtar.

Ekspozita vazhdon më tej me piktura, libra historik dhe artistik për jetën dhe veprën e Skëndërbeut. Armë mesjetare dhe artefakte autentike, një pjesë e të cilave nuk janë shfaqur më parë.

Vizitorët shprehen të surprizuar për atë çfarë u paraqit.

Për shqiptarët, Skëndërbeu është emblema e historisë.

Dhjetra nga dokumentet, fotografitë, pikturat dhe shkrimet e rralla rrëfejnë se historia e Skëndërbeut është ende një faqe e pa shkruar qartë në historinë shqiptare.

EMISIONET