Ekspozita me veshjet tradicionale nga trevat shqiptare

Pas 15 viteve punë, stilistja Edlira Sula dhe  10 artizanë të tjerë në kanë çelur në tiranë ekspozitën e veshjeve tradicionale.

Organizatorët shfaqën para dhjetra të ftuarve disa valle nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

Sula përloti vajzat dhe gratë pjesmarrëse, kur i kërkoi ndjesë familjes, të cilës i kishte marrë shumë kohë duke iu përkushtuar punës. Stilisja rrëfen karrierën e saj në këtë fushë

Edlira Sula: "Kam 15 vjet që merrem me prodhimin e veshjeve tradicionale. Për momentin kemi 12 të punësuar, që i kemi këtu. Kam vite që i jam përkushtuar kësaj pune, por natën kam menduar gjithë natën si do t'ia dal financiarisht nesër dhe ditën kam punuar. Nuk dua të mendohem më për financat."

Sula përmendi edhe vështirësitë që has në realitetin shqiptar, përsa i përket organizimit dhe sidomos financimit.

Edlira Sula: "Këto janë një vlerë e madhe që flenë tek populli ynë, flenë tek të parët tanë. Veshja tradicionale në vetvete ka 36 proçese artizanale të ndërtimit të saj, një punë kolosale. Është një sipërmarrje, për një individ me thënë të drejtën, shumë e madhe. Nuk jam vetëm, jam me 10 artizanë të tjerë. E kam organizuar në mënyrë që këtu të promovohen produkte nga e gjithë Shqipëria: nga Gjirokastra, nga Shkodra, nga Tirana, nga Durrësi.

Dikush punon këpucët, dikush pjesën tjetër, dikush bizhunë."

pjesmarrësit patën mundësinë të shikonin me radhë veshjet tradicionale shqiptare, që nga fustanellat, xhamadanët, kostumet, materialet e qëndisura dhe deri tek bizhu të ndryshme.


EMISIONET