Eksportuesit Shqiptar i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe guvernatorit Gent Sejko me anë të një letre ku i kërkojnë të ngrenë një grup pune për të analizuar efektet nga shvlerësimi i euros.Në letër thuhet se dobësimi i euros do të sjellë 14 miliard lekë më pak gjatë 2018  në ekonominë shqiptare.

Alban Zusi: Kryeministri ka për detyrë që të kujdeset për mbarëvajtjen ekonomike të vendit dhe pastaj kryeministri duhet përsëri të krijojë ekipin për menaxhimin e kësaj situate financiare, që mund të çojë në kolpas ekonominë.

Ky apel i kreut të shoqatës së eksportuesve shqiptarë i bërë dy javë më parë në Ora News mesa duket nuk mori përgjigje. Për rrjedhojë është gjetur një mënyrë tjetër sesi eksportuesit të shprehin pakënaqësitë e para për zhvlerësimin e euros.

Shoqata e ekzportuesve ka zgjedhur që të  ankohen zyrtarisht qeverisë dhe guvernatorit Gent Sejko për dëmin që po pësojnë nga shvlerësimi i euros.

Me anë të një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit Arben Ahmetaj dhe guvernatorit Gent Sejko ata shprehen se vetëm gjatë 2018 ekonomia shqiptare do të humbasë rreth 14 miliard lekë.

Ndërsa llogaritet që për efekt fiskal, do të ketë 25 % më pak të ardhura në buxhetin e shtetit, pra afër 3.5 miliard lekë ose 26 milion euro.

Nisur nga kjo eksportuesit i kërkojnë drejtuesve që të reagojnë dhe të analizojnë në thellësi situatën.

Ndër të tjera në lëtër ata kërkojnë që të ngrihet  një ekip pune për menaxhimin e situatës së krijuar nga ky zhvlerësim i përshpejtuar i aftësive eksportuese të vendit tone dhe rënies së parave në qarkullim për gjithë ekonominë.

Në funksion të analizave dhe studimeve me këtë fenomen eksportuesit kërkojnë ngaB e Shqipërisë  strategjinë e deeurozimit me qëllim vlerësimin e opsioneve të parashikuara në të për rastin e një fenomeni të ngjashëm me këtë që po ndodh.

Strategjia e deeurozimit, thuhet në letër kishte pritshmëri që veprimet e ndërmarra në kuadër të saj apo dhe thjesht efekti psikologjik të ndikonin në treg në zhvlerësimin e euros përkundrejt monedhës vendase duke dëmtuar kështu industrinë e eksporteve, të turizmit dhe shtresën me vulnerabël të popullsisë që jeton me remitancat.

Në veçanti, në kategorinë e eksporteve, si kategori tepër e dëmtuar, do të permendnim fermerët të cilët pësojnë një dëm te dyanshëm: iu ulen të ardhurat e realizuara nga eksportet por njëkohësisht do iu ulen edhe çmimet e shitjes së produkteve të tyre, veçanërisht qumësht dhe mish, për shkak te produkteve më të lira të importit si rrjedhojë e euros të zhvlerësuar. Dobësimi i euros për eksportuesit përkthehet edhe në më pak punësime si rezultat i uljes së fitimeve .

/Ora News.tv/