Tiranë, eksploziv dyqanit të motrës së ish gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo

Tiranë, eksploziv dyqanit të motrës së ish gjyqtarit të

Një shpërthim me eksploziv është shënuar në orët e para të mëngjesit në Tiranë

Sipas policisë shpërthimi ndodhi në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh.

Rezuloton se pronarja e dyqanit është Drita Lulo,  motra e gjyqtarit Fatos Lulo, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga posti i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe Komisionit të Posaçem te Apelimit.  

"Më datë 20.07.2018, rreth orës 02:10, në rrugën "Ymer Kurti ", në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, në pronësi të shtetases D. L., ka ndodhur një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse të llojit eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale" informoi policia e Tiranes.

Policia informon se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes ndërkohë mësohet se Drita Lulo ndodhet jashtë.  

EMISIONET