Rënia e euros, eksperti i ekonomisë: Organizatat kriminale po i sjellin paratë në Shqipëri

Rënia e euros, eksperti i ekonomisë: Organizatat kriminale po i

Ndonëse kursi i këmbimit të euroës në tregun valutor shqiptar ka pasur një kurbë në rënie që prej  vitit 2015 eksperti e ekonomisë Enea Janko mendon se ata që kanë kursime në këtë monedhë  nuk duhet të kenë panik. Në studion e lajmeve të Ora News Janko theksoi se euro është solide në tregun europian.

Enea Janko: Unë nuk mendoj që duhet të kenë panik ata që kanë kursime në euro. Kjo është e përkohshme përsa kohë që në tregjet globale euro nuk paraqitet e dobët.

Rënien e kursimit të këmbimit të euroës, Janko e sheh të lidhur edhe me sasinë e madhe të kësaj monedhe që po hyn në treg në kanale informale.

Ilva Tare: Nga vjen kjo sasi eurosh informale nga droga, hashashi pak a shumë apo nga cdo gjë që është gri dhe e padeklaruar?

Enea Janko: Përgjithësisht nga këto aktivitete që ju përmendët mund të vijë edhe nga jashtë, jo vetëm nga shitja e kanabisit. Por mund të ketë edhe depozita në valutë të huaj që shqiptarët, organizatat kriminale i kanë depozituar jashtë dhe të frikësuar që mund tja gjejnë në bankat e huaja kanë filluar ti sjellin në Shqipëri dhe ndoshta këto janë vlerë të mëdhaja.

Ilva Tare: A janë të rrezikshme PPP?

Eksperti i ekonomisë: PPP-të, faktor për rritjen e korrupsionit

Enea Janko: Përderisa nga eksperienca e deritanishme rezulton që këto janë një faktor për rritje e korrupsionit unë mendoj që FMN ka të drejtë që këto propozimet e pakërkuara të ndalohen. Jo të gjitha PPP, se aty ku ka nevojë nuk ka kuptim që të ndalohen. Por të gjitha këto propozimet e pakërkuara mbajn pak erë korrupsion.

Ilva Tare: Po në fund analizën nëse janë të mira apo jo do ta bëjë po kjo qeveri, e cila mund të jetë subjektive…

Enea Janko: Sigurisht që qeveria e ka në dorë. Nëse qeveria nuk ka vullnet pozitiv…por nëse rritet edhe presioni shoqëror I specialistëve edhe këto kanë ndikimin e vetë.

Ilva Tare: Cfarë ka ndodhur me luftën kundë korrupsionit, edhe ai korrupsioni I vogël, ka mbetur në nivelet që ka qenë më parë është ulur? Si është tendenca?

Enea Janko: Përsa kohë informaliteti luftohet me fushata, nuk ka efekte të qëndureshme kjo lloj praktike në luftën kundër korrupsionit. Në momentin që Parlamenti miraton një ligj dhe bëhet represive ndaj biznesit në një farë mënyrë në kulturën shqiptare ti i ngre torbin atij inspektorit për ti bërë presion biznesit për të paguar. Në aparencë ka një vullnet pozitiv për ta luftuar informalitetin dhe korrupsionin por në praktikë mendoj që nivelet janë të larta.


EMISIONET