Klima e tensionuar politike po jep ndikimet e saj dhe në ekonomi. Eksperti ekonomik, Vjoldi Danaj, i ftuar në emisionin "Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe, tha se më të ndjeshme ndaj këtij përceptimi janë bizneset e reja.

Danaj: Është e vërtetë që ne kemi pasur një rënie të investimeve të huaja me 4 %, është tregues i një ekonomie jo shumë stabël në vendin tonë. Nuk po flasim për ato që janë konsoliduar në mënyra të ndryshme, o me anë të një konsolidimi politik ose me anë të një konsolidimi ekonomik. Po flasim për ekonominë e re. 

Për bizneset e reja që të ndërtohen në Shqipëri në këtë fazë ka rënë numri i binzeseve për një sërë arsyesh, përveç politikave të ndërmarra, taksat dhe reformat e ndryshme është edhe ky destabiliteti politik që përceptohet të krijohet.

 Po flisja para një jave me një grup të rinjsh në një projekt startapi, të cilët kishin frikë të bënin hapjen e parë në krijimin sepse thoshin: Në momentin që do ta hapim do të vijë një qeveri tjetyër dhe do të na vendosë taksa të tjera dhe do ta mbyllim.Është ky destabilitet politik që nuk i lejon bizneset ose i frikëson bizneset e reja, krijon panik.


/Ora News.tv/