Ekspertët: Ilaçet nuk dedikohen vetëm për Shqipërinë, jo dy standarde

Ekspertët: Ilaçet nuk dedikohen vetëm për

Shqipëria nuk ka kapacitetet bioteknike të kontrollojë vendet ku prodhohen barnat, por ekspertët thonë se ato që importohen në Shqipëri janë ilaçe që tregtohen edhe në vende të tjera europaine. Legjislacioni shqiptar kërkon në rastet e importit studime, certifikime ndërsa për kontrolle të mënyrës sesi ruhet, ka një komisionin vlerësimi të sigurisë së barnave.

Prej ditësh ka një debat publik në lidhje me efektivitetin e barnave, certifikimin dhe nëse ato që ne importojmë janë të sigurta. 

Ora News pyeti një ndër ekspertët e farmakologjisë, nëse Shqipëria ka mundësi bioteknike të kontrollojë dhe të provojë nëse një medikament është cilësor ose jo.

Leonard Deda: Ne nuk kemi një kapacitet analitik për produktet e bioteknoklogjisë, kështu që ne nuk mund të themi dot që ky produkt ka plotësuar apo jo por sigurisht kërkon që ky produket të vijë me çertifikatë analize siç tregtohet tek vendi i origjinës të tregtohet dhe tek ne dhe të jeni të sigurt që nuk ndodh që dikush të prodhojë enkas për Shqipërinë. 

Profesori i farmalogjisë klinike dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Sigurisë së Barnave thotë se dhe dyshimi për barnat gjernerik nuk ka baza reale. 

Gjenerikët, sipas tij, performojnë njësoj si ata patentë. 

Leonard Deda: Një banr gjenerik nga përmbajtja mund të jetë identik me ish-patentën. Këtij nuk i kërkohet që të bëjë studime klinike, sepse janë bërë njëherë. Nuk ka arsye të mendosh që produkti im gjenerik i cili në gjak lëviz indetik si ish-patentat, të jetë ndryshe. 

Kur një medikament hyn në tregun shqiptar, atij i kërkohet si provë përveç dosjes së dokumenteve dhe çertifikimit, që jetë edhe në tregun e vendit të orgjiniës. 

EMISIONET