Mjeku shqiptaro-amerikane Dr. Kenneth Maliq Louis mbërrin për herë të parë në Shqipëri duke ofruar asistencën e tij në fushën e neurologjisë. Mjeku ka një eksperiencë të gjatë në kirurgjinë në spitalet e Floridas, por në kontaktet që ka patur me mjekët shqiptarë doktori i njohur i ka përgëzuar ata në arritjet në këtë fushë. 

Dr. Kenneth Maliq Louis është neruokirug shqiptaro-amerikan më një eskperiencë mbi 40 vjet në spitalet e Floridës dhe rrjeteve të ndryshme spitalore në të gjithë botën. 

Për doktor Louis është hera e parë që shkel tokën shqiptare, vendi ku jetuan paraardhësit e tij nga zona e Korçës me mbiemrin Vincani dhe Galip.

Në vizitën e tij në neurologji me mjekun e njohur Mentor Petrela, Louis u shpreh se qëndrimi i tij dy mujor do të jetë një eksperiencë e shkëlqyer për mjeket ne këtë shërbim dhe për studentët specializantë. 

Louis: Jam i nderuar që jam këtu për herë të parë dhe shoh një aftesi të kirurgjisë shqiptare për ndërhyrjet që realizohen këtu. Unë do të sjell eksperiencën time dhe teknikat më të reja të ndërhyrjeve neurologjike që kryejmë në USA. Jam këtu për të ndihmuar dhe për të dhënë leksione studentëve. 

Dr. Kenneth Maliq Louis është specializuar në kirurgjinë spinale, ndërhyrjet që behen me metodë të mbyllur. 

Louis: Teknika e mbyllur e realizimit të operacioneve janë një ndër metodat më të moderne që zhvillohen në të gjithë botën. Unë shoh se në Shqipëri ka arritje në fushën e neruologjisë por për ta zhvilluar me tej këtë shërbim duhet të përqafohen edhe arritjet e fundit të shkencave. Kirurgjia e shtyllës kurrizore është e rëndësishme ndaj metoda e navigimit është shumë e rëndësishme pasi është përhapur në popullatë pasi gjendet në të gjitha grupmoshat. 

Dr. Louis do të jetë i ftuari i nderit në Kongresin e Dytë të Neurokirurgjisë në Prishtinë. Ai do të mbajë një prezantim të metodava të reja, duke promovuar hyrjen e ketyre pajisjeve dhe teknikave të reja që do të përmirësojnë punen e doktorëve dhe kualitetin e jetës së pacientëve shqiptarë, në Shqipëri dhe Kosovë.

/Ora News.tv/