Largimi i Ronaldos pritet të sjellë një sërë ndryshimesh tek ekipi i Realit të Madridit. Një tjetër yll i skuadrës po kërkohet me ngulm nga Manchester United.

Bëhet fjalër për Gareth Bale, i cili kërkohej edhe më parë nga “djajtë e kuq”, por për një moment tratativat për të risjellë Ronaldon në Angli e zbehën interesin.

Por është përsëri Ed Edward, drejtoi sportiv i klubit anglez, që dëshiron të sjellë uellsianin në Angli.

Për uellsianin do të ishte një rikthim pasi ka luajtur më parë edhe te Tottenham. Bale nuk është i kënaqur me minutat që i janë dhënë të Reali i Madridit si edhe për formën e dobët që kaloi.

Ky transferim do të ndihmonte uellsianin të rikthehej si një futbollist i madh.

/Ora News.tv/