Ekskluzive për Why Not/ Flaka Krelani zbulon detaje nga projekti i ri muzikor

Ekskluzive për Why Not/ Flaka Krelani zbulon detaje nga projekti i ri

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Flaka Krelani, ishte e ftuar këtë të dielë në "Why Not" në Ora News ku zbuloi disa detaje nga projekti i saj i ri muzikor.

Kënga që i përket stilit perëndimor do titullohet "GARDEN" dhe për herë të parë, Flaka ka punuar një klip shumë sensual dhe bardh e zi, në mënyrë që të paraqesë pjesën e errësirës.

Flaka Krelani: Është këngë shumë emocionale që ka të bëjë për dashuri, zhgënjime. Videoklipi është realizuar në muajin gusht dhe është një histori e lezetshme se shkova me mamin e motrën të bëj nja 1 javë pushim në Ulqin. Unë kam një shok të mirë në Ulqin që e ka realizuar videoklipin dhe gjatë gjithë vitit kishim diskutuar për të bërë një set fotografik. 

Unë shkova në Ulqin dhe i thashë e bëjmë setin, ai më tha e bëjmë videoklipin dhe më mirë. Në atë kohë, kur e regjistruam GARDEN, na doli shumë mirë dhe i thashë Xhimit, ma dërgo me email këngën se po xhirojmë një klip. Tani vetëm po presim që të finalizohet komplet dhe mezi po pres se është klipi im i parë kaq sensual.

EMISIONET