Fitorja e titullit me Partizanin e ka mbushur emocionalisht trajnerin e të kuqve, Skënder Gega, i cili gjatë festës së klubit kryeqytetas në një nga klubet e Tiranës u kontaktua nga "Ora Neës", teksa foli për emisionin sportiv, "Fair Play nga Enkeleida Zeko".

Në fjalën e tij, Gega nuk zbuloi asgjë për të ardhmen e tij te Partizani, ndërsa zbuloi se në javët e ardhshme pritet një takim i tij me drejtuesit e lartë të Partizanit. Por, cila ishte spunto që i dha besim Gegës që Partizani ka "brum" për të bërë mrekullira në të ardhmen? Ai i tha ekskluzivisht për "Fair Play nga Enkeleida Zeko".

"Jeta më ka çuar larg. Sigurisht për një jetë më të mirë, për familjen, për fëmijët e mi. Në një moment edhe pse atje kam qënë aktiv, doja që të kthehesha në Shqipëri dhe çdo klub që më lidhte këtu ishte Partizani. Ka qënë një vit i vështirë, me stres, emocione, dilema dhe gëzim. Por gjërat kanë shkuar ashtu siç unë ëndërroja dhe tani jam shumë i lumtur për atë që kemi bërë. E ardhmja, gjithmonë flitet për atë të afërtën. Sot jemi kampion. Kemi edhe 3 javë. Do të ulem të bisedoj me Presidentin Demi, drejtorin Rama. Vitin tjetër do të jetë më e vështirë, pasi Partizani futet në fushë si kampion. Kam përshtypjen se na paragjykuan, na nënvlerësuan. Nuk kishim atë interesin, pasi Partizani po kalonte një histori siç e dini dhe ju zhgënjimesh dhe projektesh të lëna përgjysëm. Momenti ka qënë Maribor, që më ka dhënë optimisëm. Aty mendova se nuk është çdo gjë të jesh milioner, por duhet që të sillesh si profesionist. Të vendosësh ca rregulla dhe të vendosësh pikat mbi "I". -tha mes të tjerash Gega.


/Ora News.tv/