Ata që besojnë në Zot atëherë kur ta lexojnë këtë dëshmi do të thonë po. Zoti ishte me Ervinin! Djaloshi 29 vjeçar nga Tirana, por që prej 5 vitesh jeton në Genova të Itali, ishte dëshmitar i asaj tragjedie që ndodhi sot paradite kur një pjesë e urës Morandi u shemb duke shkaktuar deri tani mbi 30 të vdekur.

Ai tregon për redaksinë e Ora News minutat që e kanë ndarë nga vdekja.

Ervin Abeshi dëshmon për Ora News: Kisha marrë disa materiale nga magazinën ku punoj, vetëm 10 metra larg urës Morandi në Genova të Italisë për ti transportuar me furgon në destinacion e duhur.

Do të kaloja autostradën. Ishte ora 11:40 minuta. Binte një shi i rrëmbyeshëm dhe pamje ishte shumë e mjegulluar.  Sapo kalova 300-400 metra dëgjova një zhurmë të madhe. Ndalova makinën dhe hapa xhamin. Pashë që ura po rrëzohej dhe makinat fluturonin në ajër. Nuk e besova sepse dhe shiu ishte shumë i rrëmbyeshëm. Ura iku u shemb poshtë brenda pak sekondash ndërsa makinat ishin në fluturim”

 E pyesim për shqiptarë nëse ka dëgjuar të ketë që mund të jenë prekur nga kjo tragjedi. Përpiqet të jetë diskret pasi po flasimbashkëatdhetarë të cilët një pjesë të mirë të fisit i kanë në Shqipëri dhe nuk mund të hamendësojmë

Ervin Abeshi dëshmon për Ora News:  Kur u ktheva në magazinë një orë e gjysmë më pas pashë disa familjarë që po pyesnin rreth e rrotull për një djalë të tyre. Nuk po arrinin të komunikonin në telefon dhe kishin frikë mos ai kishte udhëtuar me makinë në autostradë në momentin e tragjedisë, por nuk di më nëse familja arriti të gjente djalin. Unë vetë nuk kam dëgjuar tjetër. As mediat italiane që po ndjek nuk kanë thënë gjë deri tani” 


Deri tani bilanci i këtij incidenti tragjik është me dhjetra të vdekur e dhjetra të plagosur. 

Mediat italiane shkruajnë në orët e vona të mbrëmjes së sotme se kanë arritur të nxjerrin nga gërmadhat dhe trupat e pajetë të dy personave duke e çuar në 26 deri tani numrin e të vdekurve, ndërkohë 14 janë të plagosur.

Rajoni i Ligurias do të kërkojë nesër shpalljen e gjëndjes së emergjencës.

/Ora News.tv/