Ekskluzive/ Demollari "skanon" kombëtaren: Panucci duhet të mbështetet

Ekskluzive/ Demollari "skanon" kombëtaren: Panucci duhet të

Viti 2019 është një fillim i ri për kombëtaren shqiptare të futbollit. Të premten kuqezinjtë zbresin në fushë për tu përballur me Turqinë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro2020. Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sulejman Demollari në intervistën e dhënë për RTV Ora thotë se suksesi në sfidën e parë është shumë i rëndësishëm për të patur moral për vijimësi.

"Shpresojmë, brenda të jetë edhe fati që të arrijmë në rezultate pozitive. E rëndësishme është takimi i parë që është me Turqinë. Duhet një vlerësim maksimal dhe çunat të japin maksimumin që të arrijmë atë që dëshirojmë të gjithë, një rezultat pozitiv. Gjithmonë do t jenë shanset brenda por siç e themi të gjithë ndeshjet t'i marrim hap pas hapi. E rëndësishmë është që ndeshjen e parë ta kalojmë me një rezultat pozitiv.
"-tha fillimisht ish-trajneri.

Demollari analizoi edhe zhvillimet e fundit në ekipin kombëtar, si refuzimin e Ermir Lenjanit dhe vendimin e Panuccit për të lënë jashtë Thomas Strakoshën për shkak vonese.

"Këto janë rregulla që i dimë të gjithë. Janë të vendosura nga stafi, nga trajneri i ekipit kombëtar. Edhe unë jam me mendimin se duhet të jemi profesionista. Disiplina është pika kryesore. Është një vendim i trajnerit. Duhet që ta mbështesim edhe mendimin e trajnerit, por grupi është dhe shpresojmë që trajneri të bëj zgjedhjen më të mirë për të bërë edhe një ndeshje dinjitoze dhe për të marrë një rezultat pozitiv. -shtoi ai.

Panucci ka vendosur të kthehet te skema e Gianni De Biasit, modul që e përshëndet edhe Demollari.

"Kjo është zgjedhja e tij dhe themi se na dha rezultat ajo me të cilën shkuam në Euro2016. Kështu që shpresojmë që edhe në këtë rast, me mënyrën e zgjedhjes së trajnerit Panucci të vijnë rezultatet që pretendojmë të arrihet objektivi i finaleve të 2020."-përfundoi Demollari.  

Intervistoi: Drilon Xhepollari
Përgatiti: Denis Filopati

EMISIONET