Shtëpitë e vjetra të Shkodrës, mes të cilave edhe ajo e Kol Idromenos do të hapin oborret për pjesëmarrësit e festivalit "Ekrani i Artit". Në edicionin e tretë, Festivali vjen me ndryshime rrënjësore.

Festivali “Ekrani i Artit” vjen me risi e ndryshime rrënjësore në edicionin e tretë në Shkodër.

Si një festival tashmë më i rritur, ai do të sjellë ndërthurjen e filmit dokumentar mbi artin me atë eksperimental dhe videoartin.

Art house e ka zgjeruar bashkëpunimin dhe gjithçka do të nisë të zbulohet mbrëmjen e 16 majit në teatrin “Migjeni”.

Filmat do të shfaqen në oborret karakteristike dhe një prej tyre është shtëpia e Idromenos, që më shumë se 100 vjet më parë u bë kinemaja e parë shqiptare.

Tematikat e videove dhe filmave që shfaqen sivjet janë të ndryshme dhe artistët vijnë nga vende të ndryshme dhe bartin e përcjellin përvoja të ndryshme jetësore e artistike duke e bërë "Ekranin e Artit" një mundësi ideale për shkëmbime kulturore.

/Ora News.tv/