Ekonomisti Pano Soko i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News komenton punën e ministrit të Financave në largim Arben Ahmetaj.

Arben Ahmetaj: "Rritja ekonomisë shqiptare në këto 5 vite shumëzohet me zero. Nuk është se nuk ka rritje ekonomike, por ku shkon? Rritjen ekonomike 90% e saj shkon për një grusht njerëzish. Ky është problemi me ekonominë shqiptare. Nuk shpërndahet rritja ekonomike, pavarësisht shifrave të ngurta të matematikës, përsa kohë që nuk përkthehet në rritje të mirëqënies së popullit këto shumëzohen me zero.

E vetmja gjë që e ka shoqëruar rritjen e ekonomisë shqiptare kanë qenë dy projekte, Devoll Hydropoëer dhe Trans Adriatic Pipeline.   Dhe këto janë miratuar përpara se zoti Ahmetaj të bëhej ministër i Financave.   Nuk i njoh ndonjë meritë zotit Ahmetaj për këtë rritje ekonomike që kemi pasur,përveç faktit që nuk ka mundur të paktën të mos i shkatërrojë."

Emisioni u transmetua mbremjen e 4 janarit 2019.

Në mbledhjen e Asamblese Kombëtare të PS-së që u mbajt në fund të dhjetorit kryeministri njoftoi largimin e 7 ministrave dhe dha emrat e rinj që do zëvendësohen. Anila Denaj do të zëvendësojë Arben Ahmetaj në postin e ministrit të Financave. 


/Ora News.tv/