Deputetja e PS-së, Milva Ekonomi e ftuar në "Arena" në Ora News, tha se mazhoranca nuk është e gatshme të lëshojë postin e kryeministrin.

Pjesë nga diskutimi: 

Ekonomi: Ne nuk jemi fare të gatshëm të lëshojmë kryeministrin sepse nuk ka pse të lëshohet kryeministri. Nëse e kaluam një herë një marrëveshje me kryetarin e opozitës dhe hoqëm nga ca gjëra dhe u dhamë atyre mundësinë për të pranuar zgjedhjet legjitime, nuk besojmë se do të funksionojë sot. Ne jemi gati të ulemi të diskutojmë për Kodin zgjedhor, për çështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian. Paketa e integrimit është shumë e rëndësishme edhe për disa parlamentarë, edhe për pos qëndrimit politik. 

/Ora News.tv/