Në garën e dhjetë të koreve kanë marrë pjesë 10 shkolla nëntë vjeçare të kryeqytetit si pjesë e projektit "Eja këndo me ne 2".

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh e ekzaltuar për pjesëmarrjen.

Mirela Kumbaro: "Entuziazmi juaj më tregon që opera, e cila duket sikur nuk është shumë për fëmijët, paska filluar që t'ju pëlqejë."

Nga ana e saj Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Zana Çela u shpreh se tashmë opera do të ketë korin e vet të fëmijëve.

Zana Çela: "Ne do bëjmë të mundur që kori i Teatrit të operas dhe Baletit të ketë stafin permanent të korit të fëmijëve."

Çmimin e parë e dha Zana Çela.

Zana Çela: "Çmimi i parë shkon për shkollën 'Jeronim De Rada."

Çmimet e dyta dhe të treta janë pritur po ashtu mes ekzaltimit të fëmijëve.

Por dhe mësuesit kanë marrë vlerësimin nga juria.

Në kuadër  të projektit  “Edukimi përmes Kulturës”  trupat përbërëse të TKOBAP kanë zhvilluar  gjatë këtij sezoni artistik rreth 69 koncerte të dedikuara për fëmijët në shkollat e Tiranës dhe 83 orë mësimi në vetëm 4 muaj me mentorë koristët e TKOB.

/Ora News.tv/