Egjipt, 75 persona dënohen me burg të përjetshëm

Egjipt, 75 persona dënohen me burg të përjetshëm

Një gjykatë e Egjiptit dënoi, sot, me vdekje 75 persona përfshi edhe figura të larta të grupit të jashtëligjshëm “Vëllazëria Myslimane”. 

Ata u shpallën fajtor për përfshirjen në ngjarjet e 2013, shkruhet  në faqen online Al-Ahram, që është media shtetërore e Egjiptit.

Bëhet fjalë për ngjarjet që çuan në rrëzimin e presidentit Mohammed Morsi për të cilën në proces gjyqësor janë 739 të pandehur përfshi dhe liderin suprem të “Vëllazëria Myslimane Mohamed Badie dhe një gazetar Mahmoud Abu Zeid.

Vendimi u dha sot në nga Gjykata për Krime në Kajro dhe  më pas do i dërgohet Myftiut të madh - autoritetit më të lartë fetar në vend – për opionin e tij lidhur me këtë vendim.

Dënimet për më shumë se 660 persona të tjerë do të jepen më 8 shtator.

Ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes dhe dëmimi i pronës publike.

EMISIONET