Fill pas deklaratës së Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në aeroportin e Rinasit janë dislokuar efektivë të Forcave të Armatosura dhe policisë ushtarake.

Ata janë vendosur në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.  Në foto, momenti kur makinat e policisë ushtarake hyjnë në Komandën e Forcave Ajriore që gjendet në afërsi të Rinasit.

Xhaçka: Kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit.



/Ora News.tv/