Efekti Ronaldo, Parma rrit me 600% çmimin e biletave për sfidën ndaj Juventusit

Efekti Ronaldo, Parma rrit me 600% çmimin e biletave për sfidën

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi bëri që cmimi i biletave dhe abonimeve në stadiumin e bardhezinjve të rritej. Por ardhja e portugezit në Itali ka bërë që dhe klubet rivale të përfitojnë prej rritjes së shikueshmërisë.

Klubi i Parmës e ka tepruar disi teksa ka vendosur të rrisë në mënyrë drastike çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Juventusit që do të zhvillohet në datën 2 shtator, e vlefshme për javën e tretë të Serisë A.

Nga 25 euro që kushtojnë normalisht, ndaj Juventusit bileta do të kushtojë 178 euro duke u rritur me 600 %. Ndërsa një abonim vjetor në stadium kushton 190 euro.

Tifozëve iu intereson më shumë të bëjnë abonimin vjetor se sa të sigurojnë një biletë për ndeshjen ndaj Juves.

EMISIONET