Efekti domino sapo ka nisur

Efekti domino sapo ka nisur

Edhe pse lëvizjet gjatë kësaj dritareje merkatoje kanë qënë me pikatore, transferimet e bujshme pritet të zyrtarizohen në ditët e fundit të saj.

Krzysztof Piatek ka bërë hapin më të madh në karrierë. Polaku pritet të prezantohet me fanellën e Milanit, me kuqezinjtë që kanë rënë dakord me Gjenovën për të siguruar shërbimet e 21 vjeçarit.

Por goditja më e bujshme vjen nga Chelsea. Londinezët "peshkuan" në Milano, Gonzalo Higuain, duke marrë në këtë mënyrë argjentinasin nga Juventusi. Kjo lëvizje mbylli hapësirat e Alvaro Moratës në kryeqytetin anglez, me sulmuesin spanjoll që po mbyll detajet e fundit tek Atletico Madrid.

Lëvizje që kanë krijuar hapësira te Gjenova, e cila pritet të hidhet në sulm për paraguajanin e Real Betis, Sanabria. Deri më 31 janar gjithçka mund të ndodh, prandaj na mbetet vetëm të presim zhvillimet më të fundit.

EMISIONET