Liberalizohet tregu i kontrollit fizik të automjeteve. 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar një udhëzim në bazë të cilit i jepet mundësi operatorëve të tretë që të futen në treg dhe të ofrojnë këtë shërbim. 

Arben Dhima Drejtori i i Deregullimit në këtë ministri u shpreh se kjo nismë synon që të ulë burokracitë pasi deri më tani kontrolli fizik realizohet vetëm nga drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Arben Dhima: "Mundëson që shërbimi të ofrohet mbi bazën e organizmave që kanë standarde e procedura të çertifikuara."

Dhima shprehet se me këtë formë do të ketë dhe ulje të kostos për qytetarët

Arben Dhima: "Kemi të bëjmë me lehtësim të procedurave, shmangim radhët e gjata,  vonesat dhe procedurat. Pritet që qytetari të përfitojë jo vetëm një shërbim me cilësi por dhe dhe kosto më të ulët

Kontrolli fizik i automjeteve përfshin verifikimin e llojit të makinës,të ngjyrës ngjyrës të apo vendosjes së targës në rastet e zhdoganimit të makinës por edhe në rastet e ndryshimit të pronësisë. 

Kostoja e këtij shërbimi ku lëshohet edhe certifikata e kontrollit fizik aktualisht është 1500 lekë .


/Ora News.tv/