Edukim në shkolla për mediat online pa filtra!

Edukim në shkolla për mediat online pa filtra!

Bumi i mediave online ka shkuar në proporcion të zhdrejtë me etikën, duke publikuar informacione të pa filtruara.

Drejtoria e Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, zhvilloi sot një tryezë diskutimi me ekspertë të mediave dhe deputetë.

Monika Stafa, Kreu i Komisionit të Ankesave: "Ajo që më shqetëson më tepër është se lajmi nuk filtrohet. Problemi madhor është respektimi i standardeve të gazetarisë, profesionit të gazetarit dhe e dyta, janë fëmijët të prekur direkt nga këto platforma jo vetëm ato online por edhe televizioni.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se është e domosdoshme futja e një lënde në shkollë, e cila duhet të jetë e detyrueshme.

Boçi: Ne kemi një dritare të madhe ku mund të veprojmë për të orientuar publikun. Është e nevojshme të ngulitemi tek edukimi i medias duke filluar nga futja e lëndës. Me zgjedhje e kanë disa vende, mendoj se duhet të jetë e detyrueshme. Ne nuk mund të vendosim rregulla sepse fluksi i zhvillimit të mediave i tejkalon përpjekjet tona për të vendosur rregulla. Mbetet gjithmonë edukimi i fëmijëve. 

Komisioni i Ankesave pranë AMA-s thotë se do të vazhdojë aktivitete të tilla derisa të ndërmerren masa konkrete.

EMISIONET