Eduard Selami: U largova nga PD kur Berisha filloi të rrezikonte varkën

Eduard Selami: U largova nga PD kur Berisha filloi të rrezikonte

Ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami, është kthyer pas në vite për të treguar edhe njëherë arsyet e largimit nga kjo parti.

Duke folur në forumin e UET-së përballë studentëve, Selami tha se u largua atëherë kur Berisha filloi të rrezikojë varkën duke shkuar drejt autoritarizmit.

Kjo sipas Selamit binte ndesh me parimet dhe idealet e tij. Në bindjen e ish-deputetit, protagonizmi i gjatë i disa figurave në politikën shqiptare ka dëmtuar Shqipërinë. 

Eduard Selami: Nuk mund të jesh një person publik aktiv për 30 vjet. Kam qenë pedagog në Universitetin e Tiranës, ka qenë situatë jashtëzakonisht e vështirë të ishe mendjehapur atë kohë sepse Shqipëria mbeti në fund, e mbyllur brenda mbylljes. I vetmi model është Koreja e Veriut që i përgjigjet sot. Pastaj filluam dalëngadalë të lëvizim, studentët ishin të parët. Kam qenë dhe unë pjesë e kësaj lëvizje që dalëngadalë u krijua si forcë politike, aty filluan aksionet e mia politike si themelues i PD dhe sekretar i parë i përgjithshëm i PD, ku kryetar i parë ishte Azemi teknikisht dhe formalisht pastaj u bë Saliu.

Në 5 vitet e para Shqipëria ishte një histori e madhe suksesi dhe me standartet e Europës Lindore, gjërat filluan të lëvizin në '9 4 me referendumin që ne bëmë, ku presidenti i kohës pasi u zgjidh Sali Berisha nga kryetar partie u largua sepse ishte një nen në Kushetutë që nuk mund të jesh në pozicione të larta vendosi për të marrë më shumë seç duhet nga kompetencat e kësaj dhe këtu fillon ai akti im rebel sepse aty e pashë që prirja dhe sirenat e pushtetit jo se nuk i kishte Sali Berisha, i kishte, por ju forcuan kaq shumë sa filloi të rrezikonte të gjithë varkën dhe në fakt e rrezikoi. Kjo bëri dhe largimin tim, ishte prova ime e parë e forcës së karakterit se ajo që ti beson është më e rëndësishme se ajo që ti ke aty.

 Jam i vetmi kryetar partie që kam dalë dhe kam folur kur kam qenë kryetar partie dhe jo kur jam larguar. Pra jam larguar duke dhënë një ide sepse po shikoja se PD dhe Shqipëria po rrëshqiste nga një histori suksesi e admirueshme dhe zoti Berisha nga Havel i Ballkanit i projektuar dhe nga administrata amerikane në një histori autokrate që kishte me dhjetra. Nuk u shpëtua dot. 

Ajo solli '96 manipulimin  e zgjedhjeve, pruri '97 dhe rrëzoi Shqipërinë duke e sjellë në pikën e parë të nisjes, edhe më keq akoma. Aty u nda pjesa ime politike.Kam qenë 29 vjeç kur e kam filluar këtë punë. Mu duk sikur u shkëputa pak më shpejt nga dëshira ime e parë, ana akademike. Megjithëse isha i vetmi kryetar partie që jepja mësim në atë kohë.

Nuk doja të bëhesha pjesë e kapitullit të dytë që politika të konsiderohej si përfitim personal  dhe jo si shërbim ndaj publikut dhe qytetarit. Kur ky kapitull u hap, kur kjo derë u hap unë mendova jo të largohem por  të përpiqem të rrezikoj të gjitha. Kërkova Kushtetutën në parlament, kërkova ngritjen e institucioneve, kërkova institucionalizimin e demokracisë, largimin e autoritarizmit ekstrem të zotit Berisha dhe në këtë betejë humba. Me gjithë sukseset që ka pasur Shqipëria, nuk ka pasur modelin e një lideri bashkëkohor demokrat të vënies së interesit të publikut dhe të përgjithshëm për mbi egon dhe interesin e tij personal. Protagonizmi i gjatë në politikën shqiptare dhe emrat që janë, kanë dëmtuar më shumë, se kanë dëmtuar Shqipërinë. 

Këto vakumet që krijohen, edhe kjo krizë politike që ka kapur PD që është krizë serioze jo vetëm e PD, por edhe e të djathtës, opozitës shqiptare kjo ka ardhur për shkak të këtyre kontrasteve dhe manisë për protagonizëm dhe dëshirë për autoritarizëm. Kjo ka kompromentuar klasën politike shqiptare që me gjithë sukseset është shkaktarja kryesore që udhëtimi i Shqipërisë drejt Europës ka qenë më i gjatë, më i vështirë dhe shumë herë më i ngadaltë se duhej të ishte.

EMISIONET