Kantautori shqiptar Ermal Meta në duet me këngëtarin italian Fabrizio Moro janë fituesit e Sanremos 2018.

Kënga e tyre "Nuk më keni bërë asgjë" triumfoi në këtë edicion të 68 të Festivalit të muzikës italiane duke fituar ndër 20 këngët në garë me votën e publikut, jurisë e të gazetarëve të akredituar në këtë event.

Është dhe një fitore morale për kantautorin shqiptar Ermal Meta e italianin Fabrizio Moro pasi kënga e tyre menjëherë pas debutimit në natën e parë të Sanremos u akuzua për plagjiaturë duke u pezulluar të performonin në natën e dytë.

Ishte vendimi i studios ligjore te Rai që e riktheu këtë këngë në garë e cila qysh në provat e përgjithshme të Sanremis konsiderohej nga kritikët e muzikës si një nga pretendueset për të fituar.

"Asnjë ndjenjë ripagimi për atë që kaluam, janë fjalët e para pas fitores të Ermal Metas,  duke iu referuar pezullimit të këngës, ndjej vetëm lumturi. "

Kënga "Nuk më keni bërë asgjë" mban autorësinë e Ermal Metas, Fabrizio Moro e Andrea Febo. Kjo këngë është një himn kundër frikës ndaj terrorizmit me nje mesazh të fortë se përherë e mbi gjithcka triumfon jeta. 

Në vendin e dytë në Sanremo 2018 u rendit grupi "Lo stato sociale" e në ven të tretë këngëtarja Analisa.

Nën drejtimin artistik të kantautorit të njohur italian Claudio Bagluoni Sanremos 2018 shënoi një rekord të shikueshmërisë televizive duke marrë dhe komplimentet e kryeministrit Paolo Gentiloni.

Ky festival u drejtua nga prezantuesja Michele Hunziker, nga aktori Pierfracesco Favino e nga drejtori artistik Claudio Bagluoni.

/Ora News.tv/