OSBE ka bërë apel para protestës së sotme kombëtare të opozitës se duke thënë se hedhja e gurëve dhe shashkave është e papranueshme.

Ndërsa kërkoi nga drejtuesit e protestës të jenë të përmbajtur.

"Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme, reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike,"-tha OSBE.

/Ora News.tv/