Përfaqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta është shprehur se Gjykata Kushtetuese edhe pas ngritjes së saj nuk mund të japë një vendim për dekretin e Presidentit Meta pë zgjedhjet e 13 tetorit pa publikuar në fletoren zyrtare.

Meta shtoi se kriza mund të zgjidhet vetëm me dialog në të kundërt do vazhdojë gjatë.

Gerta Meta: "Gjykata Kushtetuese, edhe pas ngritjes së saj nuk do të mund të shqyrtojë dekretin e presidentit për sa kohë nuk është publikuar në fletoren zyrtare. Kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me dialog mes palëve, në të kundërt konflikti dhe kriza do të vijojë gjatë."

 

/Ora News.tv/